
Foto nga VCG
Gjiganti farmaceutik shumëkombësh “AstraZeneca” planifikon të krijojë një qendër inovacioni për sektorin e mjekësisë tradicionale kineze në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan. Njoftimi është dhënë nga autoritetet lokale, citon “Xinhua”.
“AstraZeneca” ka nënshkruar një marrëveshje “online” me “Chengdu Hi-Tech Industrial Development Zone” për të nisur së bashku qendrën që do të inkubojë dhe përmirësojë industrinë moderne të mjekësisë tradicionale kineze, siç specifikohet nga e njëjta zonë industriale.
Qendra do të ketë një institut kërkimor dhe platforma të udhëhequra akademikisht që do të ofrojnë mbështetje për sektorin e mjekësisë tradicionale kineze, modernizimin e biznesit dhe komercializimin klinik.
Në nëntor 2020, “AstraZeneca” krijoi zyrën e saj në Kinën perëndimore në Zonën Hi-Tech Chengdu, e cila u bë operative në shtator të vitit të kaluar. Kjo zonë është shtëpia e mbi 3000 ndërmarrjeve mjekësore.
Në tremujorin e parë të vitit 2022, prodhimi industrial dhe vlera e shtuar industriale e kompanive kryesore mjekësore dhe shëndetësore në zonë u rritën përkatësisht me 14.2% dhe 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kompania farmaceutike hyri në Kinë në vitin 1993 dhe arriti një qarkullim total prej 37.4 miliardë dollarë në mbarë botën në vitin 2021, nga të cilat 6 miliardë dollarë vijnë nga tregu kinez.







