
foto/VCG
Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez mbajti të premten në Pekin mbledhjen "Studimi dhe zbatimi i udhëzimeve të rëndësishme të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping dhe kryerja e aktivitetit të leximit të thelluar prej anëtarëve të KKPPK-së". Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPK-së dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Wang Yang, mori pjesë në mbledhje dhe mbajti një fjalim.
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha udhëzime të rëndësishme në fillim të aktivitetit të leximit prej këshilltarëve politikë kombëtarë në prill 2020, duke thënë se ky aktivitet është shumë domethënës. Nëpërmjet leximit mund të rriten njohuritë e mençuria dhe të shtohen aftësitë, të kuptohet Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez dhe të diskutohet mirë mbi politikën, që nuk janë vetëm kërkesat e qenësishme për këshilltarët politikë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në epokën e re, por edhe përbëjnë një masë të rëndësishme për të mbështetur e zhvilluar sistemin e KKPPK-së.
Xi Jinping-u vuri në dukje se ai shpreson të shfrytëzohet siç duhet aktiviteti i leximit, të organizohen anëtarët e KKPPK-së të lexojnë më shumë, të lexojnë mirë e të jenë të mirë në lexim, si edhe të përpiqen të përmirësojnë nivelin e tyre ideologjik, aftësitë e cilësitë e tyre dhe të nxitin njerëzit nga të gjitha sferat e jetës të kryejnë aktivitete leximi.
Gjatë dy vjetëve të fundit, Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez ka zbatuar tërësisht frymën e udhëzimeve të rëndësishme të Xi Jingping-ut, dhe ka organizuar në mënyrë aktive aktivitete leximi për këshilltarët politikë. Gjithsej janë krijuar 96 grupe leximi dhe 2104 këshilltarë politikë nga 34 qarqe të ndryshme të shoqërisë kanë marrë pjesë në aktivitetin e leximit në internet, duke shkëmbyer mendime. Numri i komenteve i kaloi 470 mijët dhe numri i shikimeve nga këshilltarët politikë arriti më shumë se 2.62 milionë.
Në mbledhjen e mbajtur të premten nga Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez "Studimi dhe zbatimi i udhëzimeve të rëndësishme të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping dhe kryerja e aktivitetit të leximit të thelluar prej anëtarëve të KKPPK-së", kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Wang Yang, u shpreh se udhëzimet e rëndësishme të presidentit Xi Jinping u kanë dhënë përgjigje pyetjeve të tilla si përse këshilltarët politikë duhet të lexojnë, si duhet të zhvillohet aktiviteti i leximit dhe çfarë rezultatesh duhet të arrihen nëpërmjet leximit, duke treguar drejtimin dhe duke i dhënë një impuls të fortë aktivitetit të leximit. Çdo këshilltar politik duhet të përmbledhë përvojat me zell, të zbatojë rregullat e punës, të rritë efektivitetin e punës dhe të thellojë aktivitetin e leximit.
Wang Yang theksoi se në dy vjetët e fundit, aktiviteti i leximit është zhvilluar përmes eksplorimit dhe është përmirësuar përmes inovacionit, duke arritur rezultate positive dhe duke u bërë një mënyrë e rëndësishme për të rritur njohuritë, mençuarinë dhe aftësitë e anëtarëve të KKPPK-së, për të forcuar zhvillimin ideologjik e politik dhe për të krijuar më mirë konsensus. “Ne duhet të bëjmë me ndërgjegje një punë të mirë në sigurinë organizative, të forcojmë ndërtimin e një platforme leximi inteligjente për anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe të marrim masa të shumta për të mobilizuar entuziazmin e anëtarëve,” theksoi Wang Yang. Ai shtoi se është e nevojshme të promovohet integrimi i thellë dhe fuqizimi i ndërsjellë i "leximit + kryerjes së detyrave", dhe të bëhen përpjekje për t’i shndërruar ato që fitohen nga leximi në aftësi për të kryer detyra dhe rezultate pune. Po ashtu, duhet vijuar përparimi gradual dhe përpjekjet afatgjata, të kultivohet kultura e leximit e KKPKK-së dhe të promovohet realizimi i përparimit të përbashkët ideologjik përmes diskutimeve, shkëmbimeve të mendimeve dhe mësimit të ndërsjellë. Është e nevojshme të shfrytëzohen plotësisht epërsitë e grupit të talenteve të KKPPKK-së, inteligjencës intensive dhe kontakteve të gjera, dhe të krijohen vazhdimisht kryevepra të shkëlqyera, duke zgjeruar efektin e leximit të anëtarëve, duke i bërë ata bartës efektivë për lidhjen me masat në sektorë të ndryshëm dhe një forcë të rëndësishme që “Konferenca Konsultative Politike studiuese” të ndihmojë në ndërtimin e një “shoqërie studiuese”.
Në mbledhje mori pjesë edhe nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të Pekinit dhe mbajtën fjalime anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe përfaqësues të Komitetit Provincial të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Mbledhja u mbajt në formën e videos, me vendin kryesor të zhvillimit në Komitetin Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe mjedise dytësore në institucionet provinciale dhe rajonale të KKPPK-së. (Fang Xiaoyu/Artan)







