foto/VCG

foto/VCG

Rreth 70% e 666 kompanive të mëdha të Shangait rifilluan prodhimin gjatë valës së fundit të Covid-19, deklaroi zv.kryetari i bashkisë Zhang Wei në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Automjetet po dalin nga linjat e montimit të prodhuesve të makinave si “SAIC Motor” dhe “Tesla”, dhe kompanitë e pjesëve dhe komponentëve të automjeteve kanë rifilluar gjithashtu punën.

Zhang tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve të kompanive kryesore që prodhojnë qarqe të integruara dhe të kompanive kimike mbetet në një nivel të lartë.

Gjithashtu, ai theksoi se Shangai ka bërë përparim në rihapjen e kanaleve të transportit të materialeve thelbësore të prodhimit falë rifillimit të punës dhe prodhimit në zinxhirin industrial. (Irma)