
Një furrë për porcelanin që daton nga dinastia Sui (581-618) dhe dinastia e hershme Tang (618-907) është gjetur në provincën Shanxi në Kinën veriore, njoftoi Instituti lokal i Arkeologjisë, citon “Xinhua”.
Zona e furrës ndodhet në vendin ku dikur ishte qyteti Jinyang, një nga lokalitetet më të rëndësishme të dinastisë Tang, që aktualisht gjendet në rrethin Jinyuan të qytetit të Taiyuan, kryeqendra e Shanxi.
Pas operacioneve të gërmimit, u zbuluan tre furra për porcelanin, nëntë gropa dhe disa mijëra pjesë porcelani. Sipas arkeologët, aty prodhohej si qeramikë celadoni ashtu edhe porcelani i imët i bardhë, një fakt i rëndësishëm për studimin e porcelanit kinez në antikitet.

"Kishte shumë pak vende furre të afta për të prodhuar porcelan të bardhë të imët gjatë kësaj periudhe. Copëzat e zbuluara demonstrojnë mjeshtëri të shkëlqyer", -shpjegoi Han Binghua, menaxheri i projektit të gërmimit. (Irma)







