
Foto:CGTN
Me cilësi të përmirësuara fizike e morale dhe aftësi të gjithanshme, brezi i ri kinez është në gjendje të mbajë mbi supe përgjegjësinë e përtëritjes kombëtare, thuhet në librin e bardhë me titull "Rinia e Kinës në epokën e re", të publikuar të enjten nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit. Ky është i pari dokument i këtij lloji me fokus brezin e ri kinez, që regjistron arritjet e zhvillimit të rinisë së vendit në epokën e re dhe pasqyron frymën e saj.
Më shumë se 37 milionë nxënës nga fshati që kryejnë arsimin e detyrueshëm kanë përfituar nga programi i përmirësimit të ushqyerjes së nxënësve dhe shëndeti i tyre fizik është përmirësuar ndjeshëm, sipas librit të bardhë.
Në vitin 2018, 92 për qind e nxënësve të moshës 14-19 vjeç kaluan testin e aftësisë fizike dhe përqindja e atyre që u vlerësuan mirë ose shkëlqyeshëm u rrit ndjeshëm.
Duke vënë në dukje se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë rritur entuziazmin e të rinjve për sportet dimërore në Kinë, në dokument përmendet se të rinjtë e moshës 18-30 vjeç janë forca kryesore në sportet dimërore, me një nivel pjesëmarrjeje që arrin në 37.3 për qind, shifra më e lartë ndër tërë grupmoshat.
Si një brez i lindur në epokën e lulëzimit të teknologjisë së internetit, gjithnjë e më shumë të rinj po përdorin internetin për të marrë informacion, për të shkëmbyer ide, për të bërë miq e për të blerë, vëren dokumenti.







