
Rajoni Autonom i Tibetit i Kinës jugperëndimore ka arritur përparim në kërkimin e arkeologjisë parahistorike falë përpjekjeve të tij ndër vite në kërkimin mbi kulturën paleolitike, origjinën njerëzore dhe linjën kulturore të arkeologjisë.
Gjithsej 21 projekte të hetimit dhe gërmimit arkeologjik u nisën në vitin 2021 dhe studimi specifik i 277 tempujve të shpellave u përfundua vitin e kaluar, sipas zyrës rajonale të trashëgimisë kulturore, citon “Xinhua”.
Në vitin 2020 dhe 2021, arkeologët kryen gërmime në 10 varre, gropa dhe vende të tjera të jetesës njerëzore në vendin e relikteve Mapotso në qarkun Kangmar, që datojnë rreth 4000 vjet më parë.
"Është vendi më i hershëm prehistorik që kemi zbuluar në zemër të Tibetit. Më e rëndësishmja, është një lloj i ri unik kulturor arkeologjik i peshkimit dhe gjuetisë buzë liqenit në Tibet", -tha Shaka Wangdu, studiues në institutin rajonal të mbrojtjes së relikteve kulturore.

Ai tha se zbulimi ka një rëndësi të madhe në eksplorimin e kulturës parahistorike dhe mënyrën se si njerëzit u përshtatën me ftohtësinë dhe mungesën e oksigjenit në pllajë.
Tibeti do të vazhdojë kërkimin e tij prehistorik arkeologjik dhe do të finalizojë më shumë se 10 projekte arkeologjike këtë vit.







