
VCG
Tregtia e jashtme në Shangai arriti në 1.01 trilionë juanë (rreth 158 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë 2022, sipas doganave të vendit. Shifra paraqet një rritje prej 14.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, citon “Xinhua”.
Nga vëllimi i përgjithshëm tregtar, eksportet u rritën me 23.8 për qind nga viti në vit në 413.5 miliardë juanë, ndërsa importet u zgjeruan me 8.9 për qind në 594.4 miliardë juanë.
Produktet mekanike dhe elektrike përbënin 68.7 për qind të eksporteve të qytetit në tremujorin e parë, ndërsa eksportet e automobilave, telefonave celularë, baterive litium-jon shënuan rritje. Produktet e teknologjisë së lartë ishin produktet kryesore të importuara të Shangait gjatë kësaj periudhe.
Partneri më i madh tregtar i qytetit në tremujorin e parë ishte Bashkimi Evropian, me një vëllim total tregtar prej 196.2 miliardë juanë.







