Prokurorët kinezë kanë mbajtur një qasje të ashpër për të goditur krimet në sektorët ekonomikë dhe financiarë, në një përpjekje për të parandaluar dhe zbutur rreziqet financiare, citon “Xinhua” Prokurorinë e Lartë të Popullit (SPP).

Në një deklaratë, prokuroria bëri të ditur se në tremujorin e parë të vitit, agjencitë prokurore në mbarë vendin kanë synuar krimet e lidhura me taksat në disa industri dhe sektorë kyçë, si argëtimi dhe tregtia e jashtme, duke nisur ndjekjet penale ndaj 1842 personave.

197 persona janë akuzuar për shkelje në lidhje me fondet e kapitalit privat, mes përpjekjeve të prokurorëve për të siguruar zhvillimin e bazuar në ligj të tregut të kapitalit.

Sipas SPP-së, 276 persona janë akuzuar për shkelje të dyshuara të pastrimit të parave.