
Autoritetet në Pekin njoftuan se indeksi i ndotjes së ajrit ka rënë me 40 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit. Përqendrimi mesatar i PM2.5 i qytetit ishte 36 mikrogramë për metër kub në periudhën janar-mars, bëri të situr Zyra komunale e Ekologjisë dhe Mjedisit në Pekin, citon “Xinhua”.
Në këtë periudhë, Pekini raportoi 81 ditë me një tregues të cilësisë së ajrit në ose nën 100.
“Qyteti do të përmirësojë kontrollin e tij të koordinuar të ndotjes PM2.5 dhe të ozonit ndërsa punon për të përmirësuar më tej cilësinë e ajrit”, -tha Yu Jianhua, zëvendësdrejtor i Zyrës së Ekologjisë dhe Mjedisit.
Leximet e PM2.5 janë një matës që monitoron grimcat ajrore me diametër 2.5 mikron ose më poshtë. Pekini bëri një përparim në kontrollin e tij të ndotjes së ajrit vitin e kaluar kur qyteti arriti standardin kombëtar të cilësisë së ajrit. Përqendrimi mesatar i PM2.5 në qytet ishte 33 mikrogramë për metër kub në vitin 2021, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013. (Irma)







