Vullnetarët dhe punonjësit e lagjeve të Shangait transportuan perime për banorët, më 15 prill 2022/ VCG

Vullnetarët dhe punonjësit e lagjeve të Shangait transportuan perime për banorët, më 15 prill 2022/ VCG

Shangai ka forcuar përpjekjet për dhënien e ndihmës banorëve me të ardhura të ulëta dhe të moshuarve që jetojnë të vetëm gjatë rigjallërimit të COVID-19 në këtë qytet.

Autoritetet vendore thanë se kanë mobilizuar vullnetarët e lagjeve dhe punonjësit e komiteteve të lagjeve në mbarë qytetin për të ofruar shërbime.

Ata u kanë dërguar ushqime dhe u kanë telefonuar rregullisht të moshuarve që banojnë vetëm ose që kanë mbetur përkohësisht vetëm në shtëpi, pasi anëtarët e tjerë të familjes janë shtruar në spital ose janë karantinuar.

Për familjet me të ardhura të ulëta, zyra e çështjeve civile e qytetit bëri thirrje për dhënien në kohë dhe plotësisht të kompensimit të jetesës bazë dhe të ushqimeve, sendeve të përdorimit të përditshëm dhe të materialeve mbrojtëse nga COVID-19. (Wang Lei/ Artan)