
Ekuipazhi "Shenzhou-13" në stacionin hapësinor/ CMG
Anija kozmike kineze me ekuipazh "Shenzhou-13", e cila ka kryer të gjitha detyrat e planifikuara, do të ndahet nga moduli kryesor i stacionit hapësinor "Tianhe" në kohën e duhur dhe do të zbresë në vendin e uljes Dongfeng të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, njoftoi të enjten Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).
Sipas saj, tre pjesëtarët e ekuipazhit të "Shenzhou-13" - Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu - janë gati për realizimin e ndarjes dhe vendi i uljes Dongfeng është duke bërë përgatitjet për kthimin e tre astronautëve.







