Vetëquhet “mbrojtëse e të drejtave të njeriut”,

por krijon fatkeqësi të të drejtave të njeriut me veprime të njëanshme.

Si i ka shfrytëzuar “të drejtat e njeriut” ShBA-ja ?

Zë vendin e parë në botë për vdekjet nga COVID-19,

ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet me armë shënon rekord të ri.

Përse “qyteti në majën e malit” ku “të drejtat e njeriut janë të parat”,

është bërë një vend vuajtjesh për grupet e paprivilegjuara?

Në gjysmën e 2-të të shekullit të 20-të të drejtat e njeriut në ShBA janë kufizuar nga vullneti i kapitalit, por në botë ShBA-ja e përshkruan veten si “mbrojtëse të të drejtave të njeriut”, duke i shfrytëzuar ato si mjet politik ndaj palëve me qëndrime të ndryshme.

Ekonomisti amerikan Jeffrey Sachs ka komentuar: “ShBA-ja gjithmonë sulmon të drejtat e njeriut të vendeve të tjera, duke treguar imazhin e një shenjtoreje. Kjo është jashtëzakonisht larg së vërtetës!”

Profesori i drejtësisë në Universitetin e Pitsburgut Daniel Covalick ka vënë në dukje: “Të drejtat e njeriut janë thjesht mjet dhe pretekst nga vendet perëndimore, veçanërisht ShBA-ja, për mbizotërimin e botës.”

Sonte CMG-ja do të publikojë dokumentarin “Shembja e imazhit të ‘mbrojtëses së të drejtave të njeriut’”, ku do të çirret maska e ShBA-së lidhur me të drejtat e njeriut.