Foto: VCG

Foto: VCG

Ligjvënësit kinezë do të shqyrtojnë rishikimin e ligjit kundër trafikimit të grave, për të siguruar rregulla më të ashpra.

Sesioni i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC), që do të mbahet nga 18 deri më 20 prill, do të diskutojë mbi rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Interesave të Grave, deklaroi Zang Tiewei, zëdhënës i Komisionit për Çështjet Legjislative në NPC, citon “Xinhua”.

Drafti, që do të paraqitet për një lexim të dytë, do të propozojë një mekanizëm të detyrueshëm raportimi dhe shqyrtimi për të identifikuar dhe trajtuar me shpejtësi krimet kundër grave, tha Zang.

Organet e regjistrimit të familjeve dhe të martesave, qeveritë vendore, shoqatat e grave dhe hotelet do të duhet të raportojnë në polici nëse dyshojnë se gratë janë trafikuar ose rrëmbyer. (Irma)