
Foto: VCG
Rreth 3.44 milionë persona mbi 60 vjeç në Pekin, ose 80% e popullsisë së kësaj grupmoshe të kryeqytetit kinez, janë vaksinuar kundër Covid-19, bënë të ditur autoritetet lokale.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Pekin njoftoi se mbi 2.46 milionë të moshuar kanë marrë doza përforcuese, citon “Xinhua”.
Mbi 60.76 milionë vaksina për koronavirusin janë administruar në Pekin, me mbi 23 milionë persona të vaksinuar. Në total, mbi 15.4 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë.
Sipas qendrës, doza përforcuese mund të rrisë ndjeshëm nivelet e antitrupave dhe të ndihmojë në parandalimin e infeksionit, veçanërisht duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.
Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të prekshëm, me shumë prej tyre që vuajnë nga sëmundje kronike, tha Wang Huaqing, ekspert në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. (Irma)







