
Një punonjëse në një kompani me investime të huaja në qytetin Qingdao të Kinës Jugore ishte e zënë për porosinë e pjesës së këmbimit të automjeteve, më 22 mars 2022/ VCG
Përdorimi real i investimeve të huaja të drejtpërdrejta nga Kina në tremujorin e parë të këtij viti u rrit 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke kapur vlerën 380 miliardë juanë.
Përdorimi real i kapitalit të huaj i matur në dollarë amerikanë u shtua me 31 për qind.
Fluksi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në sektorin e teknologjisë së lartë u rrit 52 për qind, duke arritur në 132 miliardë juanë.
Më shumë se 20 ndër rajonet në nivel province të mbarë vendit arritën rritje dyshifrore për sa i përket përdorimit real të kapitalit të huaj në janar-mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. (Artan)







