
Foto:VCG
Departamentet kineze të shëndetësisë dhe arsimit kanë përmirësuar masat e parandalimit dhe kontrollit të Covid 19 në shkolla për të përballuar shpërthimin e fundit.
Universiteteve, kopshteve dhe shkollave të mesme dhe fillore u kërkohet të forcojnë monitorimin e përditshëm të shëndetit të nxënësve. Stafet duhet të mbajnë raporte të temperaturës së trupit dhe të ndjekin ata që janë me raport mjekësor, thuhet në udhëzuesin e fundit të përgjigjes ndaj Covid 19, të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, citon “Xinhua”.
Ata gjithashtu duhet të administrojnë rregullisht teste të acidit nukleik për studentët, fakultetin dhe stafin.
Shkollat duhet të kenë plane të reagimit emergjent për rastet pozitive me Covid 19, në mënyrë që pacientët të mund të dërgohen me shpejtësi jashtë dhe grupet e rrezikut të identifikohen dhe të karantinohen.







