
Foto: VCG
Zv.kryeministrja kineze Sun Chunlan ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për të përmbushur nevojat e banorëve të Shangait për kujdes mjekësor dhe produkte të përdorimit të përditshëm, ndërsa qyteti po lufton kundër shpërthimit të COVID-19.
Znj. Sun zhvilloi një turne inspektimi të hënën e të martën, gjatë të cilit kryesoi mbledhjet për kontrollin e virusit dhe vizitoi një bllok banimi, një treg shumice e një spital të përkohshëm.
Numri dy i qeverisë kineze kërkoi intensifikimin e përpjekjeve për përmirësimin e trajtimit mjekësor të pacientëve me COVID-19, përshtatjen e trajtimeve sipas kushteve të tyre dhe shpërndarjen optimale të burimeve mjekësore për të përmbushur nevojat e kujdesit mjekësor.
Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 jashtë qytetit, Sun nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të mbyllur dhe testimit të acidit nukleik të atyre që largohen nga Shangai, duke përfshirë punëtorët që ndihmuan në ndërtimin e spitaleve të përkohshme dhe drejtuesit e kamionëve të dërgesave.
Njëkohësisht, ajo theksoi se zyrtarët duhet të shmangin zbatimin e thjeshtëzuar të masave të kontrollit, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në bllokim trafiku dhe prishje të zinxhirëve të furnizimit dhe të industrisë. (Çang Çuo)







