Foto: Visual People

Foto: Visual People

Ekipet kërkimore nga Akademia Kineze e Shkencave kanë publikuar zbulimet e tyre më të fundit në lidhje me dheun hënor të mbledhur nga sonda hënore kineze "Chang'e-5".

Punimi i tyre u botua në revistën "Geophysical Research Letters" muajin e kaluar.

Sipërfaqja e Hënës ka pësuar ndikimin intensiv të meteoritëve dhe rrezatimin e erës diellore për miliarda vjet, gjë që i modifikon shumë vetitë e saj fizike, përbërjen kimike dhe veçoritë mineralogjike, dhe si rrjedhim, edhe spektrat e reflektimit optik të Hënës, thuhet në artikull.

Duke përdorur metodën e analizës seriale, studiuesit morën informacione për të ashtuquajturin tjetërsim hapësinor të silikateve, oksideve, fosfateve dhe sulfideve në sipërfaqen e një grimce të vetme të dheut hënor të mbledhur nga "Chang'e-5".