
Foto nga VCG
Kina po lejon agjencitë e udhëtimit të tërheqin garancitë e tyre të cilësisë së shërbimit të udhëtimit ose të shtyjnë pagesat, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur ndikimin e Covid 19, thuhet në një qarkore të publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, citon “Xinhua”.
Sipas dokumentit, afati i kontributeve është shtyrë deri më 31 mars 2023 dhe theksohet se politika nuk vlen për agjencitë e udhëtimit që japin garancinë në formën e garancive bankare ose sigurimit, apo ato, garancia e të cilave është ngrirë nga gjykata.
Kina kërkon që agjencitë e udhëtimit të japin një garanci për cilësinë e shërbimit të udhëtimit, e cila përdoret për të kompensuar turistët që kanë vuajtur nga shërbimet nën standarde ose për të paguar ndihmën urgjente për anëtarët e grupeve turistike, siguria personale e të cilëve është në rrezik.







