Foto nga VCG

Kina bën thirrje për praktikën e multilateralizmit të vërtetë në luftën globale kundër pandemisë Covid-19 dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, tha në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi Covid-19 dhe vaksinat se bashkëpunimi në solidaritet është arma më e fuqishme për të mposhtur pandeminë dhe është po aq efektive në trajtimin e sfidave të tjera, citon “Xinhua”.

“Gjatë pandemisë në dy vitet e fundit, mbi 6 milionë njerëz kanë humbur jetën. Mësimi është i thellë dhe meriton një reflektim serioz”, -tha Zhang Jun.

“Nevoja për multilateralizëm të vërtetë është edhe më e madhe në botën e sotme. Në periudhën pas pandemisë, të gjitha vendet duhet të forcojnë solidaritetin e tyre nën flamurin e Kombeve të Bashkuara, të respektojnë njëra-tjetrën, t'u besojnë të tjerëve dhe të jenë të besueshëm, të tregojnë vullnet të mirë, të bashkëpunojnë për përfitime reciproke dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë”, -tha ai.