
Foto nga VCG
Shumë korporata shumëkombëshe e kanë ndihmuar Shangain në luftën kundër shpërthimit të fundit të Covid-19, duke bërë donacione dhe duke ofruar forma të tjera mbështetjeje.
Mbështetja e këtyre korporatave ka treguar ndjenjën e tyre të përgjegjësisë, sipas zyrës bashkiake të punëve të jashtme dhe Shoqatës Popullore të Shangait për Miqësi me Vendet e Huaja.
“HSBC” kohët e fundit dhuroi mbi 49.000 grupe materialesh mbrojtëse dhe gati 1900 kuti me nevoja ditore në Shangai dhe pesë spitalet e izolimit të caktuara të qytetit.
“L'Oreal China” ka dhuruar produkte për kujdesin e lëkurës dhe pastrimin me vlerë afro 4 milionë juanë (rreth 628.000 dollarë amerikanë) për punonjësit e linjës së parë mjekësore në Shangai. Produktet janë aktualisht në dorëzim, bën të ditur “Xinhua”.
Edhe “DBS Bank” ka shpërndarë paketa për parandalimin dhe kujdesin për Covid-19 për punonjësit mjekësorë të qytetit të vijës së parë, punonjësit e parandalimit të pandemisë dhe vullnetarët, si dhe njerëzit në institucionet e caktuara të mirëqenies sociale, veçanërisht të moshuarit.







