Foto nga VCG

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë, një nga treguesit kryesorë të inflacionit, u rrit në muajin mars me 1.5% me bazë vjetore, siç tregohet nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).

Shifra është më e lartë se rritja prej 0.9% nga viti në vit e regjistruar në shkurt. Eksperti Dong Lijuan deklaroi se analiza e detajuar e të dhënave tregoi se çmimet e ushqimeve kanë parë një tkurrje prej 1.5% nga viti në vit, me një rënie me 0.28 pikë përqindjeje, citon “Xinhua”.

Në veçanti, çmimi i mishit të derrit, një ushqim kryesor në Kinë, ra 41.4% nga viti në vit, krahasuar me rënien prej 42.5% të regjistruar një muaj më parë. Megjithatë, të dhënat tregojnë se muajin e kaluar, çmimi i perimeve të freskëta, që kishte rënë me 0.1% në shkurt, u rrit me 17.2%.

Sipas Dong, çmimet e produkteve joushqimore janë rritur me 2.2% krahasuar me një vit më parë, duke kontribuar me rreth 1.77 pikë përqindje në rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit.

Indeksi bazë i çmimeve të konsumit, i cili përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 1.1% nga viti në vit, duke mbetur i pandryshuar nga një muaj më parë.