
Klientët zgjodhën automjete me energji të reja në një dyqan të BYD-së në qytetin Hangzhou të Kinës Lindore, më 5 prill 2022/ VCG
Shitja e automjeteve me energji të reja në Kinë pati një rritje të vrullshme në mars, duke e përshpejtuar tranzicionin e gjelbër të tregut të automjeve të vendit, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga një shoqatë industriale.
Muajin e kaluar, shitja me pakicë e automjeteve me energji të reja në Kinë u rrit me 137.6 për qind në krahasim me marsin e vjetshëm, duke arritur në 445 mijë njësi, bëri të ditur Shoqata e Automjeteve të Udhëtarëve e Kinës.
Edhe kompanitë kineze të prodhimit të automjeteve me energji të reja raportuan shifra të mira të shitjes me shumicë në mars, me shitjet e 13 prej tyre që arritën mbi 10 mijë njësi.
BYD, kompani udhëheqëse në prodhimin e automjeteve me energji të reja, shiti 104 338 automjete në mars, e pasuar nga "Tesla China" me 65 814 automjete, sipas kësaj shoqate.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se shitjet me pakicë të automjeteve të udhëtarëve në Kinë u ulën 10.5 për qind në krahasim me marsin e kaluar, duke arritur në 1.58 milionë njësi. (Wang Lei/ Artan)







