
Foto: VCG
Prodhimi i baterive litium-jon të Kinës arriti në 82 GWh në dy muajt e parë të këtij viti, duke treguar një vrull të fortë rritjeje të nxitur nga ngritja e sektorit të automjeteve të reja energjetike, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.
Konkretisht, prodhimi i baterive litium-jon të përdorura për ruajtjen e energjisë dhe për furnizimin me energji të automjeteve me energji të re ishte respektivisht në më shumë se 9 GWh dhe 30 GWh, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Kina tani ka rreth 11,000 firma të baterive litium-jon dhe mbi 1,000 janë regjistruar në vitin 2021, sipas ofruesit të informacionit të korporatës “Tianyancha”.
Sipas ministrisë, vitin e kaluar, vlera totale e prodhimit të industrisë tejkaloi 600 miliardë juanë (rreth 94 miliardë dollarë amerikanë).







