Foto: VCG

Foto: VCG

Porti i Tianjin në Kinën veriore trajtoi afërsisht 4.63 milionë kontejnerë ekuivalent me 20 njësi TEU në tre muajt e parë të vitit, 3.5% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga operatori i portit, kjo shifër shënon një rekord për portin për të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, raporton “Xinhua”.

Pavarësisht ndikimeve negative të shkaktuara nga rishfaqja e Covid-19, porti ka vendosur një sërë masash parandalimi dhe kontrolli për të garantuar funksionimin normal.

Në të njëjtën kohë, këtë vit porti nisi gjithashtu një rrugë të re detare direkte për në Australi dhe shërbime të reja të transportit detar-hekurudhor.

Portet janë një barometër i zhvillimit ekonomik dhe Tianjin, i vendosur në bregun e detit Bohai, është një dalje kryesore detare për rajonin Pekin-Tianjin-Hebei.

Porti i Tianjin aktualisht ka më shumë se 133 rrugë ngarkesash, duke zgjeruar kështu lidhjet tregtare me mbi 800 porte në më shumë se 200 vende dhe rajone. (Irma)