
Foto nga VCG
Kina do t'i përmbahet qasjes së saj dinamike zero-Covid ndërsa infeksionet lokale po rriten, deklaroi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC), citon “Xinhua”.
Gjatë një konference shtypi, Mi tha se Kina po përballet me një sfidë serioze në kontrollin e pandemisë, pasi numri i rasteve lokale, simptomatike dhe asimptomatike, po rritet me shpejtësi dhe virusi vazhdon të përhapet në komunitete në disa zona.
Mi u bëri thirrje autoriteteve vendore që të përgatisin objektet e karantinës dhe spitalet e përkohshme për shpërthimet e mundshme të Covid-19. Ai theksoi gjithashtu nevojën për mos të kursyer përpjekjet për të garantuar furnizimin e nevojave të përditshme dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve për trajtim mjekësor.
Mi theksoi nevojën e marrjes së masave për të vaksinuar më shumë njerëz kundër koronavirusit, veçanërisht të moshuarit. Sipas të dhënave nga NHC, më shumë se 1.24 miliardë njerëz në të gjithë territorin kinez janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. (Irma)







