
Foto nga VCG
Interporti Erenhot në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore pa një rritje të volumit të transportit për eksportin e mallrave të barabartë me 41.4% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2022, bënë të ditur autoritetet lokale, citon “Xinhua”.
Nga janari deri në mars, nga interporti u eksportuan 642,000 tonë mallra, njoftoi Stacioni Erenhot, pjesë e “China Railway Hohhot Group Co., Ltd”.
Gjatë periudhës në shqyrtim, interporti regjistroi 734 trena mallrash Kinë-Evropë, një rritje prej 25.7% krahasuar me një vit më parë, sipas Yun Zhijun, zyrtar i stacionit hekurudhor Erenhot.
Aktualisht, 57 linja trenash mallrash Kinë-Evropë kalojnë përmes interportit Erenhot, më i madhi në kufirin Kinë-Mongoli. (Irma)







