
Foto nga VCG
Me mbështetjen e rrjeteve të komunikimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm, robotët e shërbimit që kryejnë funksione të ndryshme në spitale të përkohshme janë bërë një forcë e vështirë për t'u injoruar në luftën e Shangait kundër valës së fundit të Covid-19, përcjell “Xinhua”.
Brenda spitalit të përkohshëm të ngritur në Qendrën e Ekspozitës së Shangait, u përdor grupi i parë i 28 robotëve dezinfektues. Secili prej tyre është i pajisur me tre module dezinfektimi: një llambë ultravjollcë, një gjenerator mjegull ultra të thatë dhe një pastrues ajri plazma. Roboti është në gjendje të punojë 24 orë në ditë.
Ndërkohë, një grup i robotëve shumëfunksionalë “cloud indoor” 5G mund të ofrojnë mbi 20 vakte të konservuara në të njëjtën kohë dhe të udhëtojnë në vende të caktuara për pacientët që të mbledhin vetë ushqimin e tyre. Me ndihmën e këtyre robotëve, shpërndarja manuale e vakteve, që normalisht zgjaste rreth 20 minuta, përfundon në vetëm 5 minuta.
Sipas specialistëve, robotët e shërbimit kanë ndihmuar në reduktimin e rrezikut të infeksioneve të kryqëzuara mes pacientëve dhe kanë garantuar në mënyrë efektive sigurinë e personelit mjekësor. (Irma)







