Foto nga VCG

Kina ka publikuar një projektligj për stabilitetin financiar, i cili është i hapur për opinione publike, duke filluar nga e mërkura, njoftoi banka qendrore, citon “Xinhua”.

Drafti, i përpiluar bashkërisht nga Banka Popullore e Kinës (PBOC) dhe autoritete të tjera përkatëse, sqaroi përgjegjësitë e mekanizmit për koordinimin e stabilitetit financiar kombëtar dhe zhvillimit, bëri të ditur PBOC, duke shtuar se ai propozon gjithashtu krijimin e një fondi garancie për stabilitetin financiar.

Drafti synon të krijojë dhe përmirësojë një mekanizëm pune efikas, autoritar dhe të mirëkoordinuar për stabilitetin financiar, të forcojë më tej rrjetin e sigurisë financiare dhe të parandalojë në mënyrë të vendosur rreziqet sistematike.

PBOC, së bashku me autoritetet përkatëse, do të rishikojnë dhe përmirësojnë më tej projektligjin dhe do të bashkëpunojnë në mënyrë aktive me legjislativin për të avancuar punën pasuese në përputhje me procedurat legjislative. (Irma)