
Foto nga VCG
Kryeministri Li Keqiang deklaroi se Kina do të manovrojë mjetet e politikës monetare, kur është e përshtatshme, për të mbështetur në mënyrë efektive ekonominë reale, bën të ditur “Xinhua”.
Deklarata e kryeministrit Li u bë gjatë një takimi ekzekutiv të Këshillit të Shtetit.
Li theksoi gjithashtu shtyrjen e pagesës së sigurimit të pensioneve nga ndërmarrjet në sektorët nën tension të madh.
Ai po ashtu njoftoi për stabilizimin e vendeve të punës dhe forcimin e trajnimit profesional në Kinë. (Irma)







