Foto nga VCG

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës, së bashku me departamentet e tjera përkatëse, ka nxjerrë një qarkore për të rritur kujdesin e integruar të të moshuarve dhe shërbimet mjekësore për ta.

Shërbime të tilla të integruara do të fokusohen në edukimin shëndetësor, terapinë parandaluese, diagnostikimin, trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për të moshuarit, veçanërisht ata me aftësi të kufizuara, sëmundje kronike, apo në moshat e avancuara, duke plotësuar nevojat e tyre në jetën e përditshme, bën të ditur “Xinhua”.

Institucionet e kualifikuara mjekësore dhe të kujdesit për të moshuarit në nivelin parësor duhet të rrisin kapacitetet e tyre për shërbime në shtëpi dhe në komunitet që integrojnë organikisht kujdesin për të moshuarit me kujdesin shëndetësor, në një përpjekje për të përmbushur kërkesat e banorëve të moshuar të cilëve u shërbejnë, thuhet në qarkore.