

Foto nga VCG
Parqet e Pekinit panë një bum vizitorësh gjatë festës së Ditës së Pastrimit të Varreve, pasi ato favorizohen për udhëtime në distanca të shkurtra nga banorët në përputhje me këshillat shëndetësore të autoriteteve për të bllokuar përhapjen e Covid 19.
Parqet kryesore dhe pikat piktoreske në Pekin pritën 4.96 milionë vizitorë gjatë festës treditore që përfundoi të martën, një rritje prej 4.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bën të ditur “Xinhua”.
Megjithatë, 11 parqe të menaxhuara nga Qendra e Administrimit Komunal të Parqeve të Pekinit panë një rënie prej 13.4 për qind të vizitorëve nga viti në vit, gjatë festës, duke regjistruar 1.42 milionë vizitorë. Parqet dhe pikat piktoreske e kufizuan fluksin e vizitorëve nën 75 për qind gjatë festës.
Dita e pastrimit të varreve, e njohur dhe si Festivali Qingming, është një festë tradicionale kineze, gjatë së cilës njerëzit u bëjnë homazhe të vdekurve dhe adhurojnë paraardhësit e tyre. Gjatë festës, ekspozita tematike në edukimin e patriotizmit u organizuan në vendet historike.







