foto nga VCG

foto nga VCG

Tregu i këmbimit valutor i Kinës pritet të arrijë një zhvillim përgjithësisht të qëndrueshëm dhe më të ekuilibuar në vitin 2022, tha zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor të Kinës Wang Chunying në një konferencë shtypi të premten.

Me rimëkëmbjen graduale të ekonomisë globale nga pandemia e COVID-19, vendet e ndryshme do të normalizojnë politikat e tyre fiskale e monetare, të cilat do të nxisin normalizimin e tregtisë e të investimeve ndërkombëtare dhe do të ndihmojnë në stabilizimin e flukseve ndërkufitare të kapitalit të Kinës, theksoi Wang.

Ajo tha gjithashtu se përpjekjet e Kinës në të gjitha aspektet do ta mbajnë ekonominë kineze në një sferë të arsyeshme dhe se tregu financiar do të ruajë një hapje të dyanshme me përparim të qëndrueshëm, duke krijuar një mjedis të favorshëm politikash për fluksin e qëndrueshëm e të ekuilibruar të fondeve ndërkufitare.

Raporti i suficitit të llogarive rrjedhëse të Kinës ndaj PBB-së për vitin 2021 vlerësohet që ishte brenda 2 për qind, një interval i arsyeshëm i njohur ndërkombëtarisht që tregon një nivel të arsyeshëm suficiti, sipas Wang.(Artan)