Avioni i madh i pasagjerëve C919 i zhvilluar i Kinës do të dorëzohet brenda këtij viti, raportoi “The Paper”, citon "CGTN". Wu Yongliang, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Korporatës kineze të Avionëve (COMAC), me bazë në Shangai, deklaroi se ndikimi i pandemisë në projektin C919 ka qenë i kontrollueshëm dhe puna po përparon në një mënyrë të rregullt.

Prodhuesi amerikan i hapësirës ajrore “Boeing” dhe “Airbus” me bazë në Francë kanë qenë prej kohësh të ashtuquajturit “duopol” në tregun e linjave ajrore komerciale me vlerë triliona dollarë amerikanë.

C919, si pjesë e synimit të Kinës për të zhvilluar aeroplanë civilë të prodhuar në vend, po përpiqet të rivalizojë me avionët e dy gjigantëve globalë, A320 i Airbus dhe 737 MAX i Boeing.

C919 ka 158 deri në 168 vende, një distancë standarde prej 4075 kilometrash dhe një distancë maksimale prej 5555 kilometrash. Ai pati fluturimin e parë të suksesshëm në vitin 2017. “China Eastern Airlines”, një nga linjat ajrore më të mëdha të vendit me seli në Shangai, nënshkroi një kontratë në mars 2021, për të blerë pesë avionë C919 nga “COMAC”. (Irma)