Policia e Pekinit njoftoi se zgjidhi 3114 raste që përfshinin krime në internet në një fushatë në mbarë kryeqytetin kinez, me ndalimin e 6034 të dyshuarve.

Sipas Zyrës së Sigurisë Publike të Pekinit, në kuadër të fushatës, të quajtur "Interneti i pastër 2021", oficerët e policisë forcuan luftën kundër krimeve në internet, duke përfshirë ato për shkeljen e informacionit personal, hakerimin e sistemeve kompjuterike dhe përhapjen e informacionit pornografik, përcjell “China Daily”.

Gjatë fushatës, u kapën 69 persona të dyshuar se përdornin internetin për të bërë dhe transmetuar përmbajtje pornografike, ndërsa 66 të tjerë u ndaluan për përdorimin e softuerëve të dyshuar për të përfituar fitime të paligjshme duke kryer regjistrimet online të spitaleve në të gjithë kryeqytetin kinez.

Policia gjithashtu pastroi 4.08 milionë informacione të paligjshme dhe të dëmshme, me mbylljen e 190.000 llogarive në internet dhe ndëshkimin administrativ për sipërmarrjet e përfshira të internetit më shumë se 2700 herë. (Irma)