Kina është ende brenda "dritares së mundësive" të dividentëve demografikë, që pritet të përfundojë së shpejti, duke pasur parasysh rënien e numrit të lindjeve dhe shkallën e rritjes së shpejtë të popullsisë së moshuar, tha Song Jian, zëvendësdrejtor i Qendrës së Studimeve të Zhvillimit të Popullsisë në Universitetin Renmin, përcjell “Global Times”.

Koncepti "dividend demografik", i cili lidhet ngushtë me ndryshimet e strukturës së moshës së popullsisë, mund të shihet si "dividend strukturor" nga këndvështrimi i ekonomisë së popullsisë, theksoi eksperti Song, në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Sipas tij, dritarja demografike është formuar nga shkalla e lartë e popullsisë në punë dhe nuk mund të transferohet në divident demografik. "Por Kina ka "dritaren e mundësisë" dhe promovoi zhvillimin e shpejtë social dhe ekonomik përmes dividendit demografik", tha Song.

Në të ardhmen, Kina duhet ta kthejë "dividendin strukturor" në "dividend cilësor", i cili fokusohet në shfrytëzimin e dividendit të të moshuarve dhe dividendit të femrave, theksoi Song.

Numri i lindjeve në Kinë ra në 10.62 milionë në vitin 2021, afër numrit të vdekjeve, duke lënë një rritje neto prej 480.000 njerëz në 2021.

Me normën e lindjeve nën 1 për qind në 2020, duke shënuar një nivel të ri të ulët në 43 vjet, Kina ka zbatuar politika të ndryshme për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë, duke përfshirë dhënien e shtesave dhe zgjatjen e pushimit të lehonisë. (Irma)