foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore në administrim qendror të Kinës siguruan një rritje të qëndrueshme të fitimeve neto në vitin 2021, pavarësisht vazhdimit të ndikimit të pandemisë së COVID-19, treguan të dhënat zyrtare të publikuara të mërkurën.

Fitimet neto të ndërmarrjeve qendrore vjet u rritën 29.8% krahasuar me vitin 2020, duke arritur në 282.81 miliardë dollarë amerikanë, me një normë mesatare rritjeje dyvjeçare prej 15.3 %, sipas Komisionit Shtetëror të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës.

Zëdhënësi i këtij Komisioni Peng Huagang tha në një konferencë për shtypin se të ardhurat e ndërmarrjeve qendrore në vitin 2021 arritën në 36.3 trilionë juanë, duke u rritur 19.5% në krahasim me 2020-tën.

Sipas të dhënave, vjet ndërmarrjet qendrore i shtuan investimet në kërkim-zhvillim për të nxitur zhvillimin e drejtuar nga inovacioni. Vlera e investimeve arriti në 905.59 miliardë juanë.

Aftësia paguese e përgjithshme e ndërmarrjeve qendrore mbeti e qëndrueshme. Në fund të dhjetorit, raporti mesatar i borxhit ndaj aktiveve të ndërmarrjeve qendrore arriti në 64.9%. (Fang Xiaoyu/Artan)