Në vitin 2017, presidenti Xi Jinping mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Kjo ishte hera e parë që një president kinez merrte pjesë në këtë forum. Ky është një sinjal historik i dërguar nga presidenti Xi ndaj botës në një platformë globale. Në një kohe kur proteksionizimi dhe nacionalizmi janë në rritje, kryetari i Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab paralajmëroi kundër deglobalizimit dhe bëri thirrje për bashkëpunim global.

Ai tha se pozicioni i presidentit Xi në fjalimin e tij në Forumin e Davosit ka kenë gjithmonë i rëndësishëm për sfidat me të cilat përballet bota. “Sot ne kemi nevojë për një agjendë më të fortë globale për të zgjidhur të gjithat problemet që përballojmë së bashku. Një pandemi e këtyre përmasave na ka treguar se jemi aq të ndërvarur dhe aq të ndërlidhur sa nuk mund t’i zgjidhim problemet vetëm, por kemi nevojë për dialog dhe bashkëpunim”, u shpreh Schwab.

“Gjatë 5 vjetëve të kaluar, Kina ka pasur arritje të mëdha, dhe kanë marrë përgjegjësi të mëdha në trajtimin e krizës epidemike. Prandaj, ne duhet të shohim se si mund të përdorim platformat globale për të mësuar nga njëri-tjetri. Forumi Ekonomik Botëror i vitit 2022, i zhvilluar në mënyrë virtuale, është pika e nisjes për promovimin e dialogut. Qëllimi ynë është krijimi i një bote më të begatë dhe paqësore. Ne duhet të bëjmë përparim në vitin e ardhshëm, ndryshe fëmijët dhe pasardhësit tanë do të na pyesin: Si mund ta humbisni këtë mundësi që kemi në vitin 2022?” tha kryetari Klaus Schwab. (Fang Xiaoyu)