[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të premten në një konferencë shtypi se Kina mirëpret praninë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së António Guterres në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u tha të enjten gazetarëve se Lojërat Olimpike Dimërore janë një ngjarje shumë e rëndësishme, që pasqyron rolin e sportit për bashkimin dhe nxitjen e paqes. Për këtë arsye, ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit pa ngjyrime politike, duke thënë se Lojërat Olimpike duhet të jenë një mjet për të nxitur paqen botërore.

Për këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha: “Ditët e fundit, shumë organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në e Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe personalitete botërore shprehën mbështetjen dhe pritshmëritë e tyre për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, duke kundërshtuar politizimin e sportit, gjë që tregon vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për një të ardhme të përbashkët. Lojërat do të hapen së shpejti dhe Kina është e gatshme të bashkëpunojë me palë të tjera për të organizuar Lojëra të thjeshta, të sigurta e të mrekullueshme, duke zbatuar frymën olimpike. ” (Li Huailiang/Artan)