
Të dashur miq!
Rrezet e diellit të Vitit të Ri po ndriçojnë botën tonë. Viti 2022 është Viti i Tigrit sipas kalendarit bujqësor kinez. Me këtë rast, ju uroj nga Pekini Gëzuar Vitin e Ri të Tigrit të mbushur plot me gjallëri.
Viti 2021 që sapo kaloi, ishte 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Nga pak më shumë se 50 veta para njëqind vjetëve deri në 90 milionë anëtarë sot, Partia Komuniste e Kinës, në krye të popullit, krijoi mrekullinë e ndryshimit krejtësisht të pamjes së vendit. Në epokën e re, në saje të drejtimit të presidentit Xi Jinping, Kina me një popullsi 1.4 miliardë banorë, realizoi në mënyrë të gjithanshme shoqërinë relativisht të begatë dhe zhduku varfërinë absolute në vend.

Foto: Drejtori i CMG-së, Shen Haixiong
Në vitin që po lëmë pas, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), si regjistruesi besnik i kësaj epoke të madhe, ka prodhuar një sërë programesh cilësore, si “Guximi për mësimin e diellit në qiell”, “Dalja nga varfëria”, “Begatia relative e popullit” etj., të cilat shërbejnë si “videobiografi” për procesin e përpjekjeve të PKK-së dhe të popullit kinez, dhe gjithashtu i shtjellojnë bashkësisë ndërkombëtar ”gjenin e rinisë së përjetshme” të PKK-së.
Një muaj më parë, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së transmetimeve për botën e jashtme, presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi CMG-së një mesazh urimi, ku na inkurajon të rrëfejmë aktivisht historinë kineze dhe të transmetojmë si duhet zërin e Kinës, që të përfshihemi në mediat ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe të tipit të ri, me forcë të madhe drejtuese, komunikuese e ndikuese. Do të vazhdojmë përpjekjet tona drejt këtij objektivi!
Të urtët në Kinën e lashtë kanë thënë që “nefriti i bukur vjen nga mundi e vështirësitë”. Nën ndikimin e ndryshimit të situatës dhe të pandemisë së COVID-19, bota e sotme nuk është e qetë, por hapat tanë drejt paqes, zhvillimit dhe lumturisë nuk ndalen kurrë. Në emisionet e CMG-së “Kina në tregime”, “Kina në librat e lashtë”, “Historitë e toponimeve kineze” janë regjistruar historia e pasur kineze, si dhe jeta e bukur dhe reale e popullit kinez. Në emisionet si “Parqet kombëtare” dhe “Olimpiada në veprat artistike” është përshkruar një imazh i gjallë i “Kinës së bukur” dhe “Kinës së shëndetshme”; mësimdhënia nga stacioni hapësinor i Kinës me transmetim të drejtpërdrejt global ka ndezur ëndrrat e të rinjve për eksplorimin e hapësirës. 16 elefantë në Yunnan lëvizën për rreth 6 muaj dhe kanalet CGTN, “CCTV Video” dhe “CCTV News” kanë bërë njoftime të pandërprera dhe mbi 7 mijë orë transmetim të drejtpërdrejtë, duke krijuar një vëmendje të madhe globale për të parë këta elefantë.
Mbeshtetja te faktet: ky është parimi bazë për të gjithë punonjësit e mediave në botë. Këtë vit kemi ngulur këmbë për përhapjen e drejtësisë dhe barazisë me fakte. Përpara “renditjes antiepidemike globale” të rreme, kemi bërë tre raunde sondazhesh me opinionet e përdoruesve globalë të internetit, duke sqaruar faktet dhe duke marrë reagime pozitive e vlerësime nga mbi 100 milionë përdorues interneti nga jashtë vendit. Në raportimin mbi gjendjen në Afganistan, CMG-ja ka regjistruar një video ekskluzive, duke zbuluar faktet e errëta të keqpërdorimit prej ndonjë vendi të forcës ushtarake dhe të vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Kjo video është bërë një burim i rëndësishëm për mediat globale. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë standardet profesionale të medias së përgjegjshme dhe të përpiqemi për të zbuluar të vërtetën! Shpresojmë që edhe homologët perëndimorë t’i kushtojnë rëndësi reputacionit të mediave! Le të bëjmë që faktet të zëvendësojnë interesat politike, diskriminimin etnik e paragjykimet ideologjike dhe të nxisim bashkë krijimin e një mjedisi objektiv, të barabartë, pozitiv dhe të shëndetshëm të opinionit ndërkombëtar.
Njerëzit që mendojnë njësoj, nuk mund të ndahen nga malet dhe detet. Në vitin që po lëmë pas, "rrethi i miqve" i CMG-së u shtua më tej. Ne shkëmbyem mbi 600 letra me punonjësit dhe miqtë e medieve ndërkombëtare dhe organizuam ballë për ballë ose nëpërmjet videos mbi 20 takime. Krijuam së bashku një mekanizëm bashkëpunimi të partneritetit mediatik të larmishëm, gjithëpërfshirës, të barabartë e me besim të ndërsjellë. Shkëmbimet e sinqerta mediatike kanë krijuar urat e besimit, telefonatat dhe letrat entuziaste na inkurajuan të punojmë më mirë. Faleminderit për besimin tuaj.
Në këtë epokë kur çdo gjë është e mundshme, po përqafojmë revolucionin e medias me konceptin që nuk ka asgjë të paarritshme. Në Lojërat Olimpike të Tokios, CMG-ja realizoi për herë të parë në botë transmetimin e drejtpërdrejtë të veprimtarive olimpike në kanalin me qartësi ultra të lartë 4K. Ky kanal i parë olimpik global 4K pati mbi 400 milionë shikues brenda tre muajve pas fillimit të transmetimit. Pas mbi 30 ditëve, në Vitin e Ri Kinez të Tigrit, flaka olimpike do të ndizet përsëri në Pekin. Me përkrahjen e teknologjisë "5G+4K/8K+AI", në trenin me shpejtësi të lartë mes Pekinit dhe qytetit Zhangjiakou, CMG-ja vendosi një vagon për transmetim të drejtpërdrejtë, duke zgjidhur për herë të parë në botë problemin e vështirë teknologjik të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë në trenin me shpejtësi të madhe. Mirëpresim kolegët e medias ndërkombëtarë të përdorin së bashku me ne këtë teknologji, duke i paraqitur botës Lojëra Olimpike Dimërore të mrekullueshme, të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyeshme.
Në Vitin e Ri të Tigrit sipas kalendarit tradicional kinez, Partia Komuniste e Kinës do ta organizojë Kongresin e 20-të Kombëtar, ku do të hartojë planin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës. Ne do të prodhojmë më shumë programe të shkëlqyeshme me frymën e përmirësimit të vazhdueshëm, seriozitetit dhe përsosurisë, duke i treguar nga shumë anë bashkësisë ndërkombëtare gjallërinë e pakufishme të Kinës në epokën e re dhe duke nxitur krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Përshëndetje përsëri juve dhe të gjithë botës ! (Artan/Shpresa/Jianglei/Xuguang)







