
Foto: CNSA
Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) ka publikuar disa fotografi të reja nga sonda "Tianwen-1", duke shprehur urime për Vitin e Ri në ditën e parë të 2022-shit.
Orbituesi i misionit ka punuar në orbitë për 526 ditë në një largësi rreth 3.5 milionë kilometra nga Toka. Vonesa e komunikimit është afro 19.5 minuta.
Deri më 31 dhjetor 2021, roveri "Zhurong" i misionit të Kinës në Mars ka udhëtuar 1400 metra në “planetin e kuq”.
CNSA u shpreh që misioni kinez ka dërguar 560 GB të dhëna shkencore dhe të gjitha sistemet janë në gjendje normale. (Jiang Lei)







