Presidenti i Kinës Xi Jinping i shprehu urime Olaf Scholz-it për zgjedhjen si kancelar i Gjermanisë.

Xi tha se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-gjermane dhe shpreson të punojë bashkërisht me Scholz-in për thellimin e besimit politik dypalësh dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në kuadrin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve vitin e ardhshëm.

Edhe kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi mesazh urimi Scholz-it për fitoren në zgjedhje. (Wang Lei/ Artan)