foto nga CMG

foto nga CGTN

Ditët e fundit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i shkroi një letër kryetarit dhe kryeredaktorit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong, duke vlerësuar suksesin e madh të arritur nga Kanali Olimpik i CMG-së dhe duke i shprehur falënderime CMG-së për përpjekjet e saj për zhvillimin e frymës olimpike.

Qysh nga hapja më 25 tetor 2021, Kanali Olimpik i CMG-së dhe platforma e tij digjitale janë bërë fokusi i vëmendjes së shikuesve kinezë, me përmbajtjet e pasura dhe veprimtaritë e mrekullueshme sportive. Tani ky kanal ka 300 milionë përdorues në IPTV dhe 146 milionë përdorues të rrjetit kabllor në 31 krahinat e Kinës. (Wang Lei/ Artan)