foto nga CMG

foto nga CMG

Luo Guancong, i arratisur pas kryerjes së krimit të krijimit të trazirave në Hong-Kong, ka pretenduar ditët e fundit se ka marrë ftesë nga pala amerikane dhe do të mbajë një fjalim në të ashtuquajturin “Samit për Demokracinë”. Dhënia e ftesës një të arratisuri për të qenë i pranishëm në një samit si i ftuar nderi është një veprim i habitshëm i palës amerikane që jo vetëm zbulon plotësisht qëllimin e saj të lig për strehimin e krijuesve të trazirave në Hong-Kong dhe për ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, por i paraqit botës edhe hipokrizinë dhe “standardin e dyfishtë” të “demokracisë” së saj, si edhe hegjemonizmin e ShBA-së, që e shfrytëzon demokracinë si armë për shtypjen e vendeve të tjera.
Në korrik 2020, policia e Hong-Kongut donte të arrestonte Luo Guancong-ut dhe disa shkaktarë të tjerë të trazirave në Hong-Kong, që u arratisën në vende të tjera, për krimet e dyshuara për përçarjen e vendit dhe për cenimin e sigurisë kombëtare, duke bashkëpunuar fshehurazi me forcat e huaja.
Një kriminel i dyshuar i tillë, që orvatet të përçajë vendin dhe të dëmtojë demokracinë e Hong-Kongut, a ka të drejtën t’i përfaqësojë hongkongasit duke folur për “demokracinë” e “të drejtat e njeriut” në botë? Nëse vendet e tjera ftojnë të arratisurit e saj si të ftuar nderi, çfarë do të mendonte pala amerikane? Meqenëse pala amerikane guxon të çojë në podium kriminelë si Luo Guancong-u, pse nuk fton për mbajtje fjalimi edhe ata që sulmuan “Capitol Hill”-in në janar të këtij viti?
Nga ky veprim i palës amerikane, nuk është e vështirë të kuptohet një karikaturë politike e botuar ditët e fundit në gazetën e Singaporit “Lianhe Zaobao”, ku thuhet me ironi se i ashtuquajturi “Samit për Demokracinë” është vetëm një shfaqje cirku nga qeveria amerikane. Ndërsa Luo Guancong është një nga aktorët që interpreton dobët. (Wang Lei/ Artan)