Ministria e Jashtme e Kinës u shpreh se zhurma politike nga politikanët australianë nuk do të ndikojë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Zëdhënësi Wang Wenbin tha se Kina nuk ka ftuar kurrë asnjë zyrtar të qeverisë australiane në olimpiadë dhe askush nuk është i shqetësuar nëse ata marrin pjesë apo jo.

Ai shtoi se Kina e ka theksuar shumë herë se Lojërat Dimërore nuk janë një arenë për manipulime politike. (Artan)