foto nga VCG

foto nga VCG

Rezerva valutore e Kinës u rrit në 3.2224 trilionë dollarë amerikanë në fund të nëntorit, 4.8 miliardë dollarë ose 0.15 për qind më shumë se një muaj më parë, treguan të dhënat zyrtare nga Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor (SAFE) të publikuara të martën.

Tregtimi në tregun e këmbimit valutor të Kinës ruajti hovin dhe fluksi i kapitalit ndërkufitar ishte kryesisht i qëndrueshëm në nëntor, tha Wang Chunying, zëvendësdrejtor dhe zëdhënës i SAFE-s.

Duke u ndikuar nga faktorë të tillë si pandemia e COVID-19 dhe pritshmëritë prej politikave monetare të vendeve të mëdha, treguesi i dollarit pati rritje dhe çmimet e përgjithshme të bonove të vendeve të mëdha u rritën muajin e kaluar, theksoi Wang.

Sipas tij, shkak për rritjen e rezervës valutore janë ndërthurja e efekteve të këmbimit të monedhave dhe ndryshimet në çmimet e aseteve.

Me ringjalljen e pandemisë së COVID-19, rimëkëmbja e ekonomisë botërore përballet me shumë pasiguri, ndërsa tregu financiar ndërkombëtar luhatet, tha zëdhënësi. (Artan)