Foto: VCG

Banka qendrore e Kinës njoftoi se ka vendosur të ulë normat e huadhënies për sektorin e bujqësisë dhe ndërmarrjet e vogla me 0.25 pikë përqindje duke filluar nga 7 dhjetori.

Pas uljes, normat e interesit të rihuadhënies tremujore, gjashtëmujore dhe njëvjeçare, në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe të firmave të vogla, qëndruan përkatësisht në 1.7 për qind, 1.9 për qind dhe 2 për qind, sipas një deklarate të bankës në internet, citon “Xinhua”.

Normat e interesit për huadhëniet e lidhura me stabilitetin financiar mbetën të pandryshuara, përkatësisht në 2 për qind dhe 1.75 për qind. Në fund të shtatorit, huadhëniet e pazgjidhura të Kinës për mbështetjen e zhvillimit rural arritën në 474.7 miliardë juanë (rreth 74.48 miliardë dollarë amerikanë) dhe huadhëniet e papaguara për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla ishin 993.7 miliardë juanë, ndërsa rizbritja e papaguar ishte 584.2 miliardë juanë, sipas të dhënave të bankës.

Banka Qendrore do të mbajë politika të qëndrueshme huadhënieje dhe riskontimi dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme për bujqësinë, sipërmarrjet e vogla si dhe firmat private, tha banka qendrore në raportin e saj të fundit tremujor mbi zbatimin e politikës monetare. (Elona)