Foto:VCG

Foto:VCG

Më shumë se 20 rajone të nivelit provincial të Kinës kanë përfunduar modifikimet në rregulloret e tyre lokale të lindjes së fëmijëve që kur vendi miratoi një ndryshim në Ligjin e tij për Popullsinë dhe Planifikimin Familjar në gusht.

Lokalitete duke përfshirë Pekinin, Sichuan dhe Jiangxi kanë ndërmarrë masa mbështetëse, me zgjatjen e lejes për çiftet, zgjatjen e lejes së lehonisë dhe lejes së martesës, bën të ditur “Xinhua”.

"Qeveria duhet të luajë një rol udhëheqës në ndarjen e kostos së lindjes së fëmijëve", -tha zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Yang Wenzhuang, duke bërë thirrje për më shumë masa mbështetëse në shërbimet e çerdheve, subvencionet për lindjen e fëmijëve dhe uljen e taksave.

Amendamenti i Ligjit për Popullsinë dhe Planifikimin Familjar lejon çiftet të kenë tre fëmijë dhe parashikon masa mbështetëse. Ai gjithashtu anulon masat kufizuese përkatëse, duke përfshirë gjobat për çiftet që shkelin ligjin për të pasur më shumë fëmijë se sa lejohen. (Elona)