Filmi patriotik kinez "Beteja në liqenin Changjin" është përshëndetur nga ekspertët e filmit si një moment historik në historinë e filmave kinezë të luftës, njofton “Xinhua”.

"Beteja në liqenin Changjin", e bashkëdrejtuar nga Chen Kaige, Hark Tsui dhe Dante Lam, tregon historinë e ushtarëve të Vullnetarëve të Popullit Kinez (CPV) që luftojnë me guxim në temperatura të ftohta në një fushatë kyçe në liqenin Changjin, ose rezervuarin Chosin.

Filmi është aktualisht titulli me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në kinematë e Kinës, si dhe fituesi më i madh deri më tani këtë vit në nivel global, me një të ardhur totale prej më shumë se 5.74 miliardë juanë (rreth 901.07 milionë dollarë amerikanë) që nga publikimi i tij.

Përafërsisht 123 milionë shikues të filmit e kanë parë deri më tani filmin në kinematë kineze.

Ndërkohë po punohet për vazhdimin e tij, "Ura e portës së ujit", ku do të rishfaqen Wu Jing dhe Jackson Yee si dhe anëtarëve të tjerë kryesorë të kastit origjinal. (Fatosi)