Problemet raciale, hendeku mes të varfërve dhe të pasurve, dhuna me armë e ndarja shoqërore janë bërë probleme që shqetësojnë ShBA-në për një kohë të gjatë. Sipas sondazhit të fundit nga Universiteti i Harvardit, vetëm 7 % e të rinjve në ShBA mendojnë që sistemi demokratik amerikan po funksionon mbarë dhe shumica mendon që ky sistem ka probleme ose është i dështuar. Trazirat në “Capitol Hill” tregojnë që “demokracia amerikane” është në funksionim jo normal, vihet në dukje në një koment të CMG-së. Në çështjet ndërkombëtare, ShBA-ja ka shfrytëzuar flamurin e demokracisë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të të tjerëve, duke shkatërruar stabilitetin rajonal dhe duke kërcënuar sigurinë ndërkombëtare. Nga Iraku e Siria dhe deri në Afganistan, është dëshmuar herë pas here një fakt: promovimi me forcë i demokracisë nga ShBA-ja në vendet e tjera nuk po sjell paqe dhe lulëzim për botën, por trazira dhe katastrofë. ShBA-ja ka marrë shumë “hua demokracie” dhe “demokracia amerikane” ka falimentuar prej kohësh, përfundon komenti.